A ekziston vërtet Covidi? Bill Gates flet për herë të parë pas teorive konspirative
Transmetuar më 25-07-2020, 00:33

"New York Times”, ka analizuar publikimet në Facebook dhe konstatoi se ka rreth 16 mijë postime që lidhen me teori konspirative rreth koronavirusit dhe Bill Gates, themeluesit të Microsoft.

Në një intervistë me gazetarin e CNN, Anderson Cooper, i cili pranoi edhe vetë se ishte subjekt i disa teorive konspirative, Gates u përpoq t’i jepte një shpjegim.

“Zakonisht ata përdorin informacionin zyrtar. Fondacioni im ka dhënë më shumë para për vaksina që shpëtojnë jetë se çdo grup tjetër, ndërsa ata thonë që ne fitojmë para nga kjo dhe po përpiqemi të vrasim njerëzit me vaksina, duke shpikur gjëra. Është e vërtetë që ne jemi të lidhur me vaksinat, por ata përmbysin lidhjen”, tha Gates.

Një prej teorive konspirative më të përhapura është se Bill Gates bën pjesë në një grup që synon kontrollin e botës përmes injektimit nëpërmjet vaksinës të një çipi në trupin e njeriut.

“Shpresoj që kjo të mos krijojë refuzim ndaj vaksinës, sepse ka shumë specialistë në sektorin privat që po punojnë për të arritur te një vaksinë. Shifrat e konspiracionistëve më befasojnë, por shpresoj që konspiracionet të shuhen.

Kombinimi i pandemisë me rrjetet sociale është i keq, pasi njerëzit kërkojnë shpjegime tepër të thjeshta. Duan të dinë vetëm kush është i keqi në këtë mes. Gjithçka është e lidhur me politikën, ndoshta në SHBA më shumë se në shtete të tjera. Vaksinat nuk është se ishin edhe aq popullore edhe para se të niste e gjithë kjo”, u shpreh miliarderi amerikan, i cili prej vitesh ka hapur edhe një fondacion për të ndihmuar të varfrit.

Bill Gates responds to conspiracy theorists blaming him for Covid-19 outbreak

Bill Gates responds to conspiracy theorists who are spreading the lie that he's responsible for the coronavirus outbreak, saying "it's a bad combination of pandemic and social media and people looking for a very a simple explanation."https://cnn.it/3hnYUdA

Publiée par Anderson Cooper 360 sur Jeudi 23 juillet 2020

Loading...