Transmetuar më 25-07-2020, 15:43

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, teksa burri ka vrarë gruan e tij, në rrethana ende të paqarta.

Ngjarja ka ndodhur në Berivojcë të Kamenicës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi lidhur me ngjarjen informoi paraprakisht mediat kosovare se burri i moshës 42- vjeçare është arrestuar si i dyshuari kryesor për vrasjen e gruas së tij, 34- vjeçare.

“Sot, më 25.07.2020, rreth orës 13:20, policia është njoftuar për një vrasje në fshatin Berivojcë të Kamenicës", thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

"Dyshohet se një mashkull (rreth 42 vjeçar), ka vrarë gruan e tij (rreth 34 vjeçare). Njësitet policore i janë përgjigjur vend-ngjarjes, është arrestuar i dyshuari, është njoftuar prokurori dhe po vazhdon kompletimi i rastit nga hetuesit policorë”, tha Krasniqi.

Ndërkohë, nga hetimet, priten të zbardhen detaje nga kjo ngjarje e rëndë.

/NOA.al