Transmetuar më 25-07-2020, 17:14

Oerd Bylykbashi ka publikuar një variant të fletës së votimit për zgjedhjet e ardhshme, ku në përmbajtjen e saj vendosen edhe listat e hapura, por edhe mundësia e koalicioneve.

Përfaqësuesi i opozitës në Këshillin Politik, e bëri publike foton, pasi Kryeministri Rama pati thënë se koalicionet do hiqen pikërisht se, s’mund të pasqyrohen në fletën e votimit për shkak se ajo do të ishte shumë e gjatë madje duke përdorur termin ‘libër i trashë’ ose tapën do shtrihej deri te Sheshi “Skënderbej”.

Fleta e votimit me koalicione nuk është libër i trashë, siç thotë Edi Rama. Do të vazhdojë të jetë e thjeshtë”, tha Bylykbashi.

Ai tregoi edhe një shembull të fletës së votimit me lista të hapura dhe koalicione parazgjedhore. "Shembulli tregon që nuk ka asnjë pengesë për zbatimin e listave të hapura 100% dhe koalicioneve parazgjedhore”, tha Bylykbashi, teksa prezantoi fletën e votimit.

A do të miratohet kjo fletë votimi për zgjedhjet e vitit 2021. Kjo varet, nëse PS-ja do të bjerë dakord mbi propozimin e demokratëve.

/NOA.al