Transmetuar më 27-07-2020, 09:10

Rekord infektimesh të reja me Covid-19 në Kinë, ku një ditë më parë u shënuan 61 infektime, 57 prej tyre në një rajon të vetëm.

Kjo është shifra më e lartë që nga 6 marsi, si dhe një rritje e ndjeshme në raport me ditët e kaluara.

Nga rastet e reja të regjistruara nga Komisioni Shëndetësor Kombëtar, 41 u zbuluan në zonën autonome veriperëndimore të Xinjiang, ndërsa 14 u regjistruan në provincën verilindore të del Liaonin, në qytetin e Dalian dhe dy të tjerë në Jilin.

Rastet e pacientëve asimptomatikë, janë 44, ndërkohë që Xinjiang dhe Liaoning, janë dy epiqendrat e reja të infeksionit.

Qysh nga nisja e pandemisë Kina numëron 83.891 raste infektimesh dhe 4.634 viktima. /a.y/noa.al