Transmetuar më 27-07-2020, 15:49

Vijonë gjobat ndaj bizneseve që nuk zbatojnë urdhrin për të ndaluar aktivitetet me muzikë pas orës 20:00.

Gjatë fundjavës që sapo lamë pas janë gjobitur 19 biznese me 1 milion lekë.

“Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme në subjekte të ndryshme, në zbatim të Akteve Normative, gjatë fundjavës janë ndëshkuar me nga 1 milion lekë, 11 administratorë lokalesh që janë konstatuar duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orës 20.00 apo nuk kanë respektuar protokollet e sigurisë.

Konkretisht, 7 lokale në Tiranë,  4 në Durrës, 4 në Lezhë, 3 në Vlorë dhe 1 në Korçë”, njofton policia.

Autoritetet apelojnë të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet,  të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. /k.k/noa.al/