Transmetuar më 28-07-2020, 17:44

Një shitës në Britaninë e Madhe është bërë lajm në mediat vendase, pasi ka punuar 38 vite pa asnjë ditë pushim.

Së fundmi, Roy Kharbanda ka lënë punën dhe po shijon pensionin.

Ai ka punuar çdo ditë që prej vitit 1982, kur bleu një dyqan në Sauthempton të Anglisë. Kjo do të thotë se ai ka punuar 13 mijë e 416 ditë radhazi, duke mos e bërë pushim as të dielën.

Sipas mediave vendase, 62-vjeçari ka punuar 12 orë në ditë përveç të dielave, kur punonte 10 orë.

Madje edhe në ditë festash ai ka shkuar për të punuar, edhe pse me orë të reduktuara.

Babai i 3 fëmijëve thotë se donte t’i jepte arsimimin më të mirë të mundshëm vajzave të tij dhe shton se pushimet për të janë një shpenzim kohe.

“Tani mezi po pres që të njoh gruan time. Po planifikojmë një udhëtim për herë të parë pas 39 vitesh martesë. Njerëzit mendojnë se jam i çmendur. Por unë mendoj se pushimet ikin e vijnë, ndërsa arsimimi mbetet. Unë jam jetuar për fëmijët e mi”, u shpreh 62-vjeçari. /k.k/noa.al/