Transmetuar më 28-07-2020, 18:09

Shkencëtarët në Britaninë e Madhe janë munduar t’i japin përgjigje pyetjes nëse ndikon mosha e nënës në inteligjencën e fëmijës.

Ata morën në studim 18 mijë fëmijë në të gjithë vendin duke ndjekur zhvillimin e tyre.

Rezultatet treguan se fëmijët, nënat e të cilëve i kanë lindur në moshën 30-vjeçare, kanë aftësi më të mira sesa fëmijët e tjerë që janë lindur nga nëna 20 apo 40 vjec.

“Femrat të cilat fëmijën e parë e lindin në moshën 30-vjeçare kryesisht janë të arsimuara, kanë të ardhura më të mëdha, shanse më të mëdha të jenë në lidhje të qëndrueshme, bëjnë jetë më të shëndetshme, rregullisht shkojnë te mjeku dhe shtatzënitë i kanë të planifikuara”, thotë Alis Goazis, njëra ndër autoret e hulumtimit.

Kështu pra, megjithatë, mosha më e mirë për lindje është atëherë kur ju jeni të gatshme të bëheni prindër. /k.k/noa.al/