Transmetuar më 28-07-2020, 18:28

Hoxha i xhamisë së Beratit është infektuar me Covid-19, duke alarmuar qytetarët, të cilët predikonin çdo pasdite tek Xhamia në fjalë.

Hoxha i xhamisë së Sahatit në lagjen ‘Çelipias’ Berat, ka rezultuar sot pozitiv me koronavirus.

Mësohet se i infektuari është një 42-vjeçar, me inicialte A.Ç.

Personi në fjalë është në gjendje të rënduar shëndetësore dhe prej 2-ditësh është karantinuar në repartin e Karantinës në Spitalin Rajonal Berat.

Hoxha vuan edhe nga sëmundje të tjera dhe kjo e ka rënduar akoma më shumë gjendjen e tij shëndetësore.

Sakaq, pas konfirmimit i gjithë ambieni i Xhamisë së Sahatit është dizinfektuar.

Pozitivë me Covid-19 është konfirmuar edhe një mjek në Qendën Shëndetësore në lagjen “Donika Kastrioti” të Beratit. Ditë më parë rezultoi “pozitive” edhe një infermiere, në këtë qytet.

/NOA.al