Transmetuar më 28-07-2020, 19:26

Ditë e zezë përsa u përket personazhëve publikë që janë prekur nga Covid, në 24 orët e fundit.

Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe tre deputetë u prekën gjatë ditës së sotme. Po ashtu edhe moderatori i njohur, Bledi Strakosha. Vurisi nuk ka lënë mangët as njerëzit e fushës së bamirësisë.

Gazetari Elio Laze, i ka uruar Elvis Naçit, "të shkuara Elvis!", duke pretenduar se edhe ai është infektuar nga Covid-19.

Nuk ka pasur deri tani asnjë koment lidhur me këtë pretendim, nga Elvisi, apo familja Naçi.

Gjithsesi, është raportuar sot edhe në media, se një ndër personazhet me të njohur, sa i përket çështjes së bamirësisë në vendit tonë.

Ja çfarë shkruan gazetari Elio Laze, i cili zbulon edhe vilën e tij:

"Kjo foto i perket viles ku jeton bamiresi Elvis Naçi. Paçka se pretendon se jeton në një banese modeste tek Ali Demi, në fakt jeton në këtë super vile në periferi të Tiranës".

"Gjithsesi sot nuk do merremi gjatë me vilen dhe me hotelin e blerë nga familja Naçi në emër të fondacionit Firdeus".

"Per sot, i urojme te shkuara Elvisit i cili eshte konfirmuar me Covid dhe ndonje pjesëtari tjetër të familjes".

"Shërim sa me te shpejte". Gjithsesi, fondacioni që Elvis Naçi drejton bleu kohët e fundit edhe një spital privat, ndërsa mbetet që ai të konfirmojë zyrtarisht, nëse pretendimet e bëra publike sot, janë të vërteta apo jo.

/NOA.al