Transmetuar më 28-07-2020, 20:23

Shkëmbinjtë u shembën, në pjesën më të lartë të gjirit.

Babi dhe dy fëmijët ranë nga shkëmbi, që u shemb, ndërsa ishin duke shijuar diellin dhe detin në një ditë të bukur.

Në aksident u përfshinë tre persona: babai dhe dy vajzat 12 dhe 8 vjeçare nga Figline Valdarno.

Dy u plagosën më rëndë, babai dhe vajza 12-vjeçare.

Zyrtarë nga Komuna e Piombino dhe Rojet Bregdetare të Piombino po vlerësojnë nëse do të mbyllin gjirin për hetime.

Ngjarja ndodhi në Buca delle Fate, një vend i egër dhe i bukur midis Piombino dhe Baratti.

Kjo zonë dhe gjiri ku ndodhi aksidenti ka një emër të ngjashëm me qytetin tonë historik, Beratit, por nuk dihet nëse kanë ndonjë lidhje.

Babai dhe fëmijët kishin arritur në gjirin e vogël, i njohur për ujin e tij të pastër kristal dhe ngjyrën e Karaibeve, pas një shëtitje gjysmë ore mes shkëmbinjve të Mesdheut. Ndihma e parë u dha nga mjeshtri i portit të Piombinino i cili dërgoi një varkë private, një mjek dhe infermierë nga 118, pasi u njoftua me telefon. Pas ndihmës së parë, një anije patrullimi e Rojes Bregdetare shoqëroi pastaj varkën.

U desh edhe ndërhyrja e një helikopteri për t’iu dhënë atyre ndihmën e parë.

/NOA.al