Transmetuar më 28-07-2020, 20:36

Një vajzë 17 vjeçe në Itali, Eliana Denaro ka humbur jetën në një aksident rrugor që ka ndodhur në hyrje të Scoglitti, provincë e Ragusas.

E reja humbi jetën pas një përplasjeje mes një motori me një makinë.

Motorçikleta të cilën e ngiste i fejuari i të resë, i cili gjithashtu ndërroi jetë disa orë më vonë, është përplasur pas një makine.

Filippo Calvo, 20 vjeç nuk mundi ti mbijetojë plagëve të rënda.

Po punohet ende për shkaqet e aksidentit dhe dinamikën e fakteve./noa.al/