Presidenti i Bjellorusisë: Dola me Covid, pa problem, e kalova në këmbë
Transmetuar më 28-07-2020, 23:28

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, njoftoi sot se është prekur nga koronavirusi duke theksuar se e kaloi në këmbë dhe bëri thirrje që njerëzit të mos shqetësohen sepse thuajse të gjithë e kalojnë.

Lukashenko, 65 vjeç, foli në prag të zgjedhjeve në Bjellorusi, dhe tha si e kaloi koronavirusin:

“E kam kaluar pa simptoma. E kam kaluar në këmbë, sipas mjekëve. Siç kam thënë edhe më parë, 97% e popullsisë e kanë këtë virus, por janë asimptomatikë”, tha Presidenti.

Në Bjellorusi raportohen deri sot 67 mijë të infektuar dhe 543 të vdekur. Në këtë vend nuk janë aplikuar masa drastike kufizimi.