Transmetuar më 28-07-2020, 23:56

Një anije e prodhimit kinez e vitit 1974, është mbytur qëllimisht sot në plazhin e Dhërmiut, për t’u kthyer në atraksion turistik, për zhytësit dhe eksploruesit e botës nënujore.

Emri i anijes që u mbyt sot është ‘Polumbarja Kineze’ ndërsa në qytetin e Vlorës ka ardhur në vitin 1974 si pjesë e marinës.

Përveç kësaj anijeje, do të mbyten edhe dy të tjera që po ashtu do të kthehen në destinacione për tu vizituar nga eksplorues të ndryshëm.

Burime nga Ministria e Mbrojtjes thanë se ky është një operacion detar i Forcave Detare që konsistoi në transportin e pastaj mbytjen në bregdetin jonian të kësaj anijeje polumbare ushtarake të nxjerrë jashtë përdorimit.

Sot me ministrin Klosi asistuam ne nje operacion detar te FD qe konsistoi ne transportin e pastaj mbytjen ne bregdetin…

Publiée par Petro Koçi sur Mardi 28 juillet 2020