Transmetuar më 29-07-2020, 08:41

Reperi i njohut G-Bani teksa ka shpërthyer ndaj këngëtarëve të rinj që janë në muzikën rep duke i cilësuar si “shitës hashashi me doza të vogla”.

Ai ka treguar se në kohën kur ishte në kulmin e karrierës nuk ka bërë asnjëherë diss e madje nuk ka përmendur asnjë emër kolegu në këngët e tij.

Sipas tij, këngëtarët e rinj nuk janë artistë, por shitës dozash droge.

“Mënyra që kemi bërë rep ne ka qenë ndryshe sipas nevojave që edhe artistët kanë pasur atëherë dhe për arsyet e solidaritetit që kanë pasur artistët me njëri-tjetrin. Tani janë më shumë antagonistë, shikojnë në këngët e tyre të shajnë njëri-tjetrin. Këta nuk janë artistë, këta shesin hashash me doza të vogla dhe quhen artistë, po nuk janë artistë. Arti është më shumë se kaq. Ky është territori im, ky është territori jot. Në kohën kur unë kam qenë në kulmin e karrierës sime, unë nuk kam bërë diss, të kem kapur dikë me emër. Asgjë nuk ka qenë personale”, u shpreh G-bani, i ftuar në emisonin ‘Vizioni i Pasdites’.