Transmetuar më 29-07-2020, 09:59
Giuseppe Conte

Italia zgjat deri më 15 tetor gjendjen e emergjencës, si pasojë e koronavirusit.

Me 157 vota pro, 125 kundër dhe 3 abstenim, shteti fqinj zgjati gjendjen e jashtëzakonshme deri në vjeshtë.

Kryeministri italian Giuseppe Conte deklaroi se zgjatja në kohë e gjendjes së emergjencës, nuk është një veprim autoritar, por një masë legjitime dhe e pashmangshme, për sa kohë që virusi vijon që të qarkullojë.

Propozimi i qeverisë u votua në senat në orët e vona të mbrëmjes së të martës.

Italia është një prej shteteve më të goditura nga pandemia e Covid-19, me 35.123 viktima dhe 246.488 të infektuar. /a.y/noa.al