Transmetuar më 29-07-2020, 14:18

Rapsodi i njohur Gjon Frroku ka sjellë në në një formë ndryshe këngën e Mozzik dhe Taynës.

Përmes tingujve të çiftelisë ai solli disa variante krejt ndryshe të këngëve të sotme moderne të interpretuara nga artistët Mozzik dhe Tayna, “Lakmitare”.

Po ashtu ai ka luajtur pjesë nga Alban Skënderaj, Elgit Doda dhe Dafina Zeqiri.

Ndonëse i takon një brezi të ndryshëm prej tyre, Frroku nuk e fshehu vlerësimin për ta, duke i konsideruar artistë të talentuar.

Versionin ndryshe të këngëve ai e solli në emisionin “Edicioni Veror” në Abc News.