Transmetuar më 29-07-2020, 15:34

Ministri për Çështjet e Veteranëve në Federatën e Bosnjes-Hercegovinës, Sallko Bukvareviq, ka vdekur të mërkurën pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, teksa ditë më parë kishte rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar Qendra Klinike e Universitetit të Sarajevës.

Nga dita e hënë ai ka qenë duke u trajtuar me respirator.

Bukvareviq, 53-vjeçar, ka qenë ministër në Bosnje-Hercegovinë nga viti 2015.

Sipas të dhënave të fundit të autoriteteve shëndetësore, prej konfirmimit të rasteve të para me koronavirus atje, deri më tani janë infektuar më shumë se 11 mijë persona.

Prej tyre, 305 kanë humbur jetën./REL