Transmetuar më 29-07-2020, 16:31

Edhe “në emër të Politikës”… Beteja vazhdon  , ky është reagimi i ish-ministrit Saimir Tahiri, pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Tahiri ka publikuar një foto në të cilën  shfaqet pjesa e sipërme e vendimit, ku lexohet “Vendim në emër të Republikës”.

Fjalën “Republikës” ish-ministri e zëvendëson me “politikës”, por nuk dihet se çfarë ka dashur të thotë konkretisht.

Ndërkohë, gjykata vendosi pak javë më parë rikthimin për gjykim fillestar të cështjes së ish-deputetit të PS.

Gjykatës e Posaçme e Apelit argumenton se Prokuroria është kontradiktore pasi ka ngritur akuzë të re ndaj Tahirit për kultivim të lëndëve narkotike.

Po ashtu cilësohet i gabuar vendimi i dhënë nga shkalla e parë e gjyqësorit, duke deklaruar se u gabua në rikualifikimin e veprës penale, ku Tahiri u akuzua për shpërdorim detyre. /k.k/noa.al/