Transmetuar më 29-07-2020, 17:13

Deputeti i opozitës së re parlamentare Selami Jenisheri tërheq vazhdimisht vëmendje.

Jo vetëm për moshën, 80-vjeç, apo madje edhe formën fizike që gëzon. Deputeti nuk i trembet as COVID ndryshe nga moshatarët e tij, pasi shkoi në Kuvend kur dihet se tre deputetë janë aktualisht të infektuar me koronavirus dhe ishin në seancën e së hënës të pranishëm në sallë.

Deputeti më i moshuar i Kuvendit tërheq vëmendje për stilin e veçantë, teksa lëviz shpesh në rrugë me biçikletë.

Në seancën e sotme ai ka shkuar në Kuvend me një krëhër, duke u krehur para se të futej në sallë, në një kohë kur maxhoranca dhe opozita jashtë Kuvendit po debatojnë ashpër për ndryshimet kushtetuese të Reformës Zgjedhore.

Pavarësisht thirrjes së Opozitës jashtë Kuvendit, Rama u shpreh i bindur se nesër ndryshimet do të votohen në Kuvend, dhe sipas tij marrëveshja e 5 qershorit nuk do të preket, sepse i ka votat, duke llogaritur edhe ato të opozitës së re Parlamentare.

/NOA.al