Transmetuar më 29-07-2020, 17:36

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe deputeti socialist, Ilir Beqaj, i është është drejtuar qytetarëve sot nga foltorja e Kuvendit, si dhe kolegëve të tij, që të vënë mirë maskën dhe të mbulojnë gojën dhe hundën e jo sytë e veshët.

Ai pretendoi se shumë përdorues të maskës nuk dinë ta përdorin atë, prandaj theksoi se të gjithë duhet të ndjekim këtë këshillë, me qëllim që të mbrohemi nga COVID-19.

“Me maskë të mbuloni gojën dhe hundën dhe jo sytë e veshët. Prandaj të ndjekim këshillat.  Nesër të hapim lisat, pushime të mbara në gusht dhe në maj 2021 shqiptarët të vlerësojnë secilin me votën e tyre” theksoi Beqaj.

Në seancën e sotme plenare u  miratuan ndryshimet në buxhet dhe mbyllja e klubeve të natës gjatë kohës së pandemisë.

Po kështu u ndalua edhe muzika pas orës 20:00 dhe u bënë disa ndryshime në politikat fiskale.

Ish-ministri Ilir Beqaj pretendoi se në familjet shqiptare të ardhurat e familjave shqiptare gjatë 7 viteve në qeverisje të PS-së, janë rritur me 33 për qind, krahasuar me atë të qeverisjes së PD-së.

/NOA.al