Transmetuar më 29-07-2020, 19:27

Teksa po diskutohet Reforma Zgjedhore, tryezën e bisedimeve e ka braktisur papritur Rudina Hajdari.

Deputetja e opozitës së Re Parlamentare, Rudina Hajdari është larguar nga Këshilli Politik pa dhënë asnjë shpjegim para mediave.

Fillimisht u kuptua se ajo iku, për shkak të ndonjë konflikti brenda tryezës.

Por mësohet se ajo ka kërkuar leje, sepse kishte pasur një problem familjar.

Nuk dihet se cili ka qenë problemi familjar i deputetes në fjalë./NOA.al