Transmetuar më 29-07-2020, 20:03

Kabineti qeveritar ka pësuar sot disa ndryshime të tjera.

Më herët është larguar dhe zëvendësministrja e Drejtësisë, Fjoralba Caka, e cila ka thënë se po largohet për arsye personale.

Por duket se ka nisur një "fortunë" lëvizjesh brenda kabinetit qeveritar.

Ishin paralajmëruar lëvizje ministrash, në muajin shtator.

Sot janë shkarkuar nga detyra edhe dy zëvendës ministra.

Sipas informacioneve është larguar Dorina Çinari, zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Gjithashtu në ministrinë e Brendshme, është larguar zv-ministrja Rovena Voda.

/NOA.al