Transmetuar më 29-07-2020, 20:49

Kryebashkiaku i Lëzhës, Pjerin Ndreu, ka shkuar të darkojë gjatë mbrëmjes së sotme, në një restorant buzë detit, në Shëngjin, për inat të ish-kryeministrit Sali Berisha.

"Me mikum tim nga Kosova, Lahi Brahimaj, nga inati i Sali Covid-it, sonte në Shëngjin!", tha Pjerin Ndreu, i cili ishte edhe pa paskë në tavolinë.

Në fakt ambjenti ku ai po darkonte ishte i hapur, dhe  duket se është brenda rregullores.

Çfarë inati ka ai me ish-kryeministrin Berisha?

Berisha në postimet e tij, pretendoi se Pjerin Ndreu është prekur nga Covid-19.

Madje Lezhën e vizitoi edhe kryeministri Rama së fundmi dhe Berisha shtoi pretendimet, duke dhënë se mund të jetë infektuar nga kontaketet me Pjerin Ndreu edhe kryeministri Rama.

Deri tani janë infektuar dy krybashkiakë, ai i Tiranës dhe i Mirditës.

Sakaq, Edi Rama gjatë vizitës së fundit u ka kërkuar punonjësve në një thertore në Lezhë që të ruajnë distancën, pasi mund të infektohen si kryebashkiaku Erion Veliaj.

Në kuadrin e një shakaje, Rama tha: "Distancë në ambientet e jashtme dhe maskat në ambientet e brendshme dhe jeni në rregull. Edhe Lali Erin në distancë e kam mbajtur, ishallah po e kalon lehtë ai dhe s’ma ka lënë mua stafetën”.

Kryeministri Rama ka kryer një vizitë në qytetin e Lezhës për të inspektuar zona të ndryshme të qytetit.

Ai ka ndaluar në një thertore për të parë zbatimin e masave të sigurisë dhe higjenës gjatë therjes së kafshëve, pa maskë, i shoqëruar nga Pjerin Ndreu. Ky i fundit gjatë vizitës së Ramës mbante maskë, ndryshe nga ai, edhe pse ata po ecin në rrugë. Pjerin Ndreu megjithatë pranoi se kapasur simptoma dhe ka bërë dy herë tamponin, por rezultoi negativ. /NOA.al