Transmetuar më 29-07-2020, 21:38

Një sherr brenda familjes ka ndodhur në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur në mesditën e së martes, ku një nuse dyshohet se është sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj dhe kunata e saj.

Rasti ka ndodhur në Lipjan.

Nusja mësohet se është dërguar në spital ku dhe ka marrë trajtim mjekësor, ndersa mësohet se është shtatzënë.

Sipas nuses, gjithçka ndodhi pas një konflikti që burri i saj pati me të.

Lajmi është bërë i ditur për mediat vendase edhe nga Policia e Kosovës.

“Viktima femër kosovare, ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që sipas saj është sulmuar fizikisht nga vjehrra dhe kunata e saj të dyshuara kosovare”, thuhet në raportin policor./noa.al/