Transmetuar më 29-07-2020, 21:53

Deputeti shqiptar i Levizjes Vetëvendosje në Kosovë, Shpejtim Bulliqi, është konfirmuar pozitiv me koronavirus.

Lajmi është bërë i ditur nga deputeti në një postim në rrjetet sociale. Bulliqi shkruan se sot është njoftuar nga IKSHP se ka rezultuar pozitiv.

Ai gjithashtu tregon se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme:

“Të nderuar miq, kolegë dhe dashamirë. Ju informoj se jam njoftuar nga IKSHP-ja se pas testimit të bërë për COVID -19, kam rezultuar pozitiv.

Ju njoftoj se do të jem në vetizolim duke respektuar rekomandimet e IKSHP-së.

Gjendjen shëndetësore e kam stabile. Ju bëj thirrje të gjithëve t’i respektoni masat! Me respekt.”-shkruan deputeti Bulliqi.