Transmetuar më 30-07-2020, 10:56
Kujtim Gjuzi, foto ilustruese

Teksa sot parlamenti voton ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave në zgjedhje dhe formulën për koalicionet zgjedhore, deputeti i opozitës parlamentare, Kujtim Gjuzi, shprehu votën kundër duke braktisur seancën.

Gjithçka duke thënë se në propozimin e opozitës parlamentare për projektligjin janë falsifikuar katër firma.

“Deklaroj votën kundër pasi janë 4 firma të falsifikuara. Më keni thënë disa herë që nuk keni përgjegjësi (i drejtohet Gramoz Ruçit), por tani erdhi koha që të keni përgjegjësi. Unë e braktis sallën e Kuvendit për këtë seancë ku falsifikohet”, u shpreh Gjuzi.

Nga ana e tij kryeparlamentari Gramoz Ruçi i uroi rrugë të mbarë. /a.y/noa.al