Transmetuar më 30-07-2020, 11:50

Në seancën e sotme parlamentare, deputeti opozitar Adriatik Alimadhi, hoqi maskën e cila është bërë e detyrueshme në ambientet e mbyllura.

Kjo bëri që kryeparlamentari Gramoz Ruçi, ti kujtojë kuhën kur u prek nga koronavirusi dhe u shtrua në spital.

Ai i kërkoi disa herë që të vendoste maskën, duke shtuar, “Pse se e ke kaluar ti duhet ta kalojmë dhe ne? Ne të kemi uruar me gjithë shpirt shërim të shpejtë. Ne u shqetësuam për ty, u interesuam, të telefonuan. Të lutem vër maskën”.

Kujtojmë se aktualisht janë konfirmuar si të infektuar tre deputetë, Eljo Hysko, Ralf Gjoni dhe Enver Roshi. /a.y/noa.al