Transmetuar më 30-07-2020, 12:12

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, foli sot në parlament për ndryshimet kushtetuese që pritet të votohen, ku parashikohet hapja e listave në zgjedhje dhe formula e koalicioneve, ku partitë futen në një listë unike.

Ai deklaroi se votimi i tyre nuk prish marrëveshjen e 5 qershorit të arritur me opozitën jashtëparlamentare.

Balla tha se marrëveshje e 5 qershoit është votuar me bindje dhe pse sipas tij, nuk kishte asnjë hap pozitiv për rekomandimet e OSBE, por me bindjen se do përfshihen në procesin e ardshëm zgjedhor.

“Gjoja votimi i sotëm ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit, nuk ekziston. Bllofi se janë gjoja pro listave të hapura, por Kuvendi mos votojë sot, nuk i shërben askujt. Unë shpreh konsideratën më të madhe të angazhimit të SHBA dhe BE që solli bashkë opozitën dhe mazhorancën, për të konkluduar në një dokument që u votua por padyshim nuk zgjodhi problemin kryesor. Nuk shkojmë pa depolitizim në një standard tjetër”, u shpreh Balla.

Më tej ai hoqi paralele me votimet brenda Partisë Demokratike, duke thë në se Lulzim Basha nuk votohet dot në PD nëse ka votim të ndershme.

“Kush i mban mend zgjedhjet me Olldashin, s’kishte votim fare. Është kundër listave të hapura. Çdo gjë duhet marrë ‘me qetësi dhe dashuri’, thoshte dikush që ia di vlerën qetësisë dhe dashurisë. Kjo nuk është 7×7 bëjnë 49. Por për Lulin është 42”, deklaroi Taulant Balla. /a.y/noa.al