Transmetuar më 30-07-2020, 12:44

Kryeministri Edi Rama i ka bërë “dush të ftohtë” opozitës parlamentare, duke folur në seancë, teksa pritet të votohen ndryshimet kushtetuese ku parashikohet hapja e listave në zgjedhje dhe formula e koalicioneve, ku partitë futen në një listë unike.

Duke iu drejtuar deputetëve të opozitës parlamentare, kreu i qeverisë tha se me hapjen e listave nuk do ketë vend në parlament për “bishtat e lopatave”.

Ai tha se socialistët dhe demokratët janë demokratë, ndërsa socialistët janë anti-fashistë dhe anti-komunistë.

Duke iu drejtuar kreut të Ballit Kombëtër, Artur Roshit por edhe Kujtim Gjuzit, Rama deklaroi, se “Jeni kopja e zezë, ti e Saliut. (Artur Roshi). Është sport i vështirë nuk është për ty. (Kujtim Gjuzit. Ty të sollën këtu aksidentalisht. I ke parasysh vagonat e mallrave? Vagona mallrash të mbushura me lopata. Ti je bishti i një lopate. Nuk ka më parlament për ty dhe bishtat e lopatave. Me votimin e lodhur vagonat me lopata do të shkëputen. Këtë sistem do e fshijmë që këtij parlamenti të mos i bien më qafë më karikatura politike si puna jote. Na tregoni hajdutët e kriminelët, komunistët në vitin 2020, jeni një bashkësi karikaturash”.

Ai shkoi më tej duke thënë se parlamenti boll ka qenë revista “Hosteni” për 30 vite.

“Nuk kemi asnjë interes politik që të ndërhyjmë të ndajmë çiftin Luli-Mona, ata na duhen bashkë, kemi edhe babaxhiken bashkë me të dhe atë dixhitalin e Lalzit dhe do ua tregojmë shqiptarëve mirë. Nuk po ndryshojmë natyrën e sistemit zgjedhor”, tha Edi Rama./a.y/noa.al

Sot në Kuvend – HAPIM LISTAT QË ÇDO QYTETAR TË ZGJEDHË JO VETËM PARTINË, POR EDHE DEPUTETIN QË DO😊 Partia Socialiste do ta zgjerojë aleancën me Popullin edhe përmes hapjes së listave, duke i dhënë mundësinë mbështetësve të saj të vendosin kush e meriton t'i përfaqësojë në Kuvendin e Shqipërisë. Kush ka frikë nga populli nuk e meriton besimin e tij! #ListatëHapura🤝#ShqipëriaqëDuam🇦🇱☀️

Publiée par Edi Rama sur Jeudi 30 juillet 2020