Transmetuar më 30-07-2020, 12:55

Me 106 vota pro dhe 10 kundër, parlamenti votoi sot ndryshimet kushtetuese ku parashikohet hapja e listave në zgjedhje dhe formula e koalicioneve, ku partitë futen në një listë unike.

Ndërsa 6 deputetë nuk votuan pasi nuk ishin në sallë.

Në këtë formë miratohet hapja e pjesshme e listave në zgjedhje dhe formula e re e koalicioneve me listë unike.

Mënyra e votimit të deputetëve u lexua emër pas emri nga socialisti Alket Hyseni, duke deklaruar votat pro dhe kundër.

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese bëhet pa konsensusin e opozitës parlamentare, e cila kërkon hapjen 100% të listave zgjedhore si dhe kundërshton ndryshimin e formulës së koalicioneve.

Me votimin e sotëm u mbyll edhe sesioni parlamentar, për të rinisur punimet në 7 shtator. /a.y/noa.al

Hapja e listave, Rama “dush të ftohtë” opozitës: S’ka më parlament me bishta lopatash

Listat e hapura, Rama: Vendos parlamenti, ndihem keq nga fjalët e ambasadores amerikane

Ndryshimet kushtetuese, Rama në parlament me kravatën me shkrim “Revolucion”