Transmetuar më 30-07-2020, 14:01

Komisioni Europian, reagon lidhur me votimin e sotëm në parlament për ndryshimet kushtetuese, të cilat parashikojnë hapjen e listave zgjedhore.

Ana Pisonero, zëdhënësja e Komisionit Europian për Zgjerim, Fqinjësi dhe Partneritet Ndërkombëtar thotë se është për të ardhur keq mos gjetja e kompromisit.

“Ndërsa pranojmë miratimin nga Parlamenti i Shqipërisë të disa ndryshimeve në Kushtetutë në lidhje me sistemin zgjedhor, është për të ardhur keq që më shumë kohë nuk është caktuar për të gjetur një kompromis me të gjitha partitë në Këshillin Politik. Ndryshimet në kodin zgjedhor të miratuar nga Parlamenti më 23 korrik për të zbatuar marrëveshjen e 5 qershorit, bazuar në rekomandimet e OSBE/ ODIHR, kanë përmbushur kushtin e vendosur nga Këshilli për hapjen e negociatave të pranimit”, shkruan Pisonero.

Ajo thotë se tani është thelbësore që ndryshimet në kodin zgjedhor për të zbatuar ndryshimet kushtetuese, në veçanti listat e hapura si dhe koalicionet parazgjedhore, të diskutohen siç duhet me të gjithë aktorët politikë në Këshillin Politik në një mënyrë bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse përpara se të votohen. /a.y/noa.al

Listat e hapura dhe koalicionet, miratohen me 106 vota ndryshimet kushtetuese