Transmetuar më 30-07-2020, 15:34

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, ka reaguar pas statusit të kreut të Qeverisë në Facebook, që hodhi akuza ndaj kreut të shtetit.

“I sëmuri i Surrelit kujton se ndërkombëtarët janë frekuentuesit e dyshimtë të “China Club” në Berlin apo lobistët e sivëllait të tij që kërkojnë copëtimin dhe zhbërjen e shtetit të Kosovës. Çfarë mjerimi”, shkruan Blushi në rrjetet sociale.

Një përplasje të tillë mes dy zyrtarëve të lartë shtetërorë nuk e kishim parë që prej muaji mars, përplasje që kulmoi me protestën në Bulevard.

Dhe këtë herë sërish Kushtetuta duket se është bërë “sebepi” i acarimit të marrëdhënieve institucionale mes Metës dhe Ramës. /k.k/noa.al/