Transmetuar më 30-07-2020, 16:20

Maska dhe pajisjet inteligjente do të jntë në gjendje për një mbrojtje më të mirë, si dhe më kryesorja, për monitorimin e parametrave individualë bio-jetikë falë sensorëve të integruar.

Pajisja, e certifikuar "II/R (UNI-EN-14683)" arrin të masë temperaturën e trupit, cilësinë e ajrit dhe të shpjegojë së shpejti, edhe distancën fizike midis njerëzve.

Ajo krijon alarm, në rast të tejkalimit të distancës së lejuar nga mbajtësi i pajsijes", raporton NOA.al.

"Jemi të lumtur që jemi në gjendje të rinovojmë bashkëpunimin tonë me një realitet avangardë, siç është Grupi AccYouRate, – nënvizoi Francesco Rocca, Presidenti i Kryqit të Kuq Italian si dhe i Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, lidhur me këto pajisje.

"Të jesh në gjendje të mbështetesh te teknologji të reja, kjo na lejon ta bëhemi edhe më efektiv, të qëndrueshëm dhe të arritshëm për një numër gjithnjë e në rritje të njerëzve."

Bluza "YouRate" është në gjendje të monitorojë veprimet elektrokardiogramë dhe ato të frymëmarrjes, me nivele të besueshmërisë mjekësore-shëndetësore. "T-Shirt Smart YouRate" si dhe Maska "Smart YouSafe" janë testuar gjithashtu në ambiente spitalore dhe do të jenë së shpejti në duart e klientëve, për t’iu përgjigjur më mirë nevojave të COVID-19.

/NOA.al