Transmetuar më 30-07-2020, 17:15

Kryeministri Rama i është adresuar sërish rivalit të tij politik Lulzim Basha, duke i kujtuar se në emër të shqiptarëve vendos Parlamenti.

Ndërsa i konsideron deklaratat e Bashës si kërcënim, Kryeministri thotë se sjellje të tilla tregojnë humbje busulle nga ana e liderit demokrat.

“@lulzimbasha_al  reagimi yt ndaj ftesës sime për të vijuar punën bashkarisht dhe reflektuar në Ligjin Zgjedhor risitë kushtetuese është shumë i nxituar! Kërcënimet për konflikt e për fatura kostosh personale, tregojnë humbje të busullës! Në emër të shqiptarëve vendos Parlamentit”, ka shkruar Rama në Tuiter.

E fton sërish që të diskutojë për 30 qershorin, por i kujton se nuk do të presë shumë gjatë.

"Prandaj mos humb kohë me dokrra të vjetra, duke përsëritur po atë avaz që ju ka çuar nga humbja në humbje, po le të vazhdojmë punën e nisur.

5 qershorin aty e ke, top në Ligjin Zgjedhor, ku tani duhet të integrojmë edhe 30 korrikun! Ta bëjmë së bashku e mos harro,s’presim dot gjatë".

Më herët, Basha i kujtoi burgun kreut të Qeverisë, menjëherë pas zgjedhjeve të reja parlamentare.

Edhe ndërkombëtarët kanë shprehur kundërshtitë e tyre për votimin e ndryshimeve kushtetuese pa konsensus me Opozitën e Bashkuar, por presin që mazhoranca t’i qëndrojë premtimit se dialogu për listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore do të vijojë.

Ndërsa opozitës i është kërkuar që të vazhdojë të jetë pjesë e diskutimeve në Këshillin Politik. /k.k/noa.al/