Transmetuar më 30-07-2020, 17:58

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, edhe pse i prekur para tre ditësh nga COVID-19, vazhdon të jetë aktiv duke drejtuar nga distanca punët në kryeqytet.

Ai përmes një mesazhi në rrjetet sociale tha se , "Bashkia Tiranë është SKUADRA, jo KRYETARI, ndaj nuk do ndalojmë asnjë moment!".

Veliaj bëri publikë punën e fadromavë ne prishjen e objekteve pa leje në një zonë të Tiranës.

"Më në fund po largohen çibanët pranë shkollës "Kosova"! Mbajmë fjalën që i dhamë me Edi Rama prindërve dhe nxënësve për terrenet sportive të jashtme, po aq cilësore sa shkolla e re", – u shpreh kryebashkiaku i Tiranës.

Pavarësisht koronavirusit, "Tirana nuk ndalet", mbylli reagimin e tij Veliaj.

Veliaj pasi rezultoi pozitiv me COVID është aktualisht i izoluar në banesë, por tregoi teksa vazhdon të jetë koherent me punët e bashkisë, në gjendje të stabilizuar.

/NOA.al