Sherr për paratë, qeraxhiu i pret kokën pronarit të shtëpisë
Transmetuar më 30-07-2020, 19:31

Një ngjarje horror ka ndodhur në Connecticut të Shteteve të Bashkuara, ku qeraxhiu i preu kokën me shpatë pronarit të banesës, pas një debati për paratë.

Mediat vendase shkruajnë se Jerry David Thompson, 42 vjeç, prej pak kohësh ishte zhvendosur me qera në një dhomë në pronësi të Victor King.

Ky i fundit pretendonte se qeraxhiu nuk po e paguante sipas marrëveshjes.

Pas kësaj, Thampson i preu kokën me shpatë 64-vjeçarit.

Policia më pas ndaloi Thompson i cili refuzoi të bashkëpunonte me hetuesit, duke thënë se ishte një “qytetar sovran” dhe jo subjekt i autoriteteve apo qeverisë federale. /k.k/noa.al/