Transmetuar më 30-07-2020, 19:36

Ish-deputetja e PD-së, Ledina Alolli, zgjidhet dekane e Fakultetit të Ekonomisë, në Universitetin "Fan Noli" të Korçës.

Ledina Alolli u zgjodh deputete gjatë kohës kur PD ishte në pushtet.  Më pas ajo iu përkushtua botës akademike.

"Falenderim dhe mirenjohje kolegëve të mi të mrekullueshëm, të cilët besuan tek unë drejtimin e Fakultetit të Ekonomisë", tha ajo.

"Falenderim dhe mirenjohje, për studentët e mi të dashur".

"Së bashku do të punojmë, për të çuar më tej arritjet e fakultetit", u shpreh Alolli, pas mbylljes së votimeve.

Pavarësisht postit të rëndëishëm që mori, Ledina është propozuar nga strukturat e degës lokale të PD-së së Korçës për t’u rikthyer sërish deputete në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

/NOA.al