Transmetuar më 30-07-2020, 19:47

Është konsideruar si prej burgjeve më të rrezikshëm në të gjithë botën, dhe ndodhet në Paraguai.

Burgu i Tacumbu është ndryshe nga institucionet e tjera të vuajtjes së dënimit.

Një ndër problemet me të cilat përballen të dënuar është mungesa e krevatëve, dhe shumë të burgosur janë vrarë vetëm për një duyshek.

Tacumbu është gjithashtu burgu më i tejmbushur në Paraguai, me 4 mijë të dënuar dhe vetëm 35 roje.

“Tacumbu është shokues” thotë gazetari i një prej mediave vendase Raphael Roëe, i cili jetoi aty për një javë për reportazhin e tij “Burgjet më të ashpra të botës”.

“Të burgosurit përdorin droga dhe mbajnë haptazi thika. Kjo sepse duhet të mbrojnë veten e tyre, rojet janë shumë të pakta.

Qindra vetë flenë jashtë, marrin drogëra të ndryshme. Në fakt autoritetet e lejojnë, pasi kështu ruhet paqja. Pa këtë do të mbretëronin vrasjet”, ka thënë ai.