Transmetuar më 30-07-2020, 20:05

Maxhoranca votoi sot ndryshimet Kushtetuese në Kuvend, me mbi 100 vota pro, duke pretenduar se ka respektuar njëkohësisht edhe marrëveshjen e 5 qershorit me Opozitën e Bashkuar.

Pavarësisht kontestimeve nga faktori ndërkombëtar, teksa mabsadorja Yuri Kim zhvilloi në këtë momente edhe një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha, në zyrën e tij, apo edhe polemikave të Opozitës jashtë Kuvendit, kryeministri Rama i qëndroi idesë për të votuar ndryshimet kushtetuese.

Aleati i Bashës, Nard Ndoka deklaroi mbrëmjen e sotme se “Po të ishte Berisha do e digjte Parlamentin”.

Ndoka shtoi se Basha është lider tjetër, kurse Ramën e krahasoi me Erdoganin, që sillet si "një bandit fshati".

Ish-deputeti Nard Ndoka ishte i ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax Neës ku foli për votimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend duke thënë se nëse në krye të opozitës do të ishte Sali Berisha apo Edi Rama, sot do të kishte tension deri në tendencë për të djegur parlamentin. Ndoka theksoi se Basha është lider tjetër që nuk e gjyko në këtë mënyrë politikën .

“Lulzim Basha është një lider tjetër. Nëse do kishim Sali Berishën lider të opozitës apo Edi Ramën vetë si lider të opozitës, të cilin e njoh dhe në opozitë, pa diskutim që do të kishim parë edhe një klimë tensioni tek parlamenti, tendencë për ta djegur fare parlamentin, por Basha nuk e gjykon kështu politikën për faktin se është investuar", tha Ndoka.

"Kur e mendon kështu politikën, është një dramë edhe për ekonominë, edhe për qytetarët, edhe për militantët partiakë, por është përpjekur të lënë kontributin e vet së pari të partisë që propozon, të opozitën që drejton por ka pasur edhe garanci nga faktori ndërkombëtar", shtoi ai.

"Pra kjo marrëveshje ka tre shtylla të rëndësishme që gjykojnë dhe veprojnë që do ta fusin sërish në shinat normale një të cmendur si Rama, nuk i kanë humbur shpresat as ShBA, BE apo Britania e Madhe. Po ashtu edhe Bundestagu gjerman”, u shpreh Nard Ndoka.

Për Ramën, ai tha se frymëzohet tek lideri turk Erdogan për të bërë politikë në Shqipëri.

“Rama operon sot si bandit i një fshati, i cili për të terrorizuar bën veprime frikësuese. Ky ka modelin e Erdoganit, pra kishte me mijëra xhami, e mbylli një kishë dhe e ktheu në xhami. Pra e bëri për të frikësuar opozitën për të treguar që nuk pyes edhe për gjëra madhore, së dyti për ti thënë opinionit ndërkombëtar që jam një personazh që kam sovranitetin tim, shembi edhe historinë. Pra bëri një veprim të panevojshëm", deklaroi Nard Ndoka.

Veprimi i Ramës ky ishte, – tha ai "që unë e ndryshoj Kushtetutën, pavarësisht se nuk duan ndërkombëtarët, nuk do ShBA, nuk do BE, nuk do opozita."/NOA.al