Transmetuar më 30-07-2020, 22:34

Nesër është festa e Bajramit.  Por kjo festë e gjen vendin tonë, ashtu si të gjithë botën ku ajo do të festohet, në një situatë të pazakontë.

Mjeku i njohur Tritan Kalo, i cili është prej muajsh në vijën e parë të sulmit, iu ka bërë thirrje shqiptarëve të mos harojmë të urojmë njëri-tjetrin.

Mjeku Tritan Kalo shkruan në mesazhin e tij, se nesër duhet festuar Bajrami, pavarësisht kushteve që imponon COVID.

"KOHË KOVIDIANE…..Miq, të afërm, kolegë, dashamirës e bashkëkombas kudo që frymoni në këto kohë të kësaj “flame mbarëbotërore”…. Pavarësisht kushteve jo të zakonëshme që na imponon infeksioni Sars-Cov2/Covid-19, KURRË të mos harojmë të urojmë njëri-tjetrin për këtë festë të lumnueme, sepse NE kurdoherë e në çdo rrethanë BAJRAM e PASHKË i kemi festuar e do t’i festojmë bashkërisht…", shkruan mjeku.

"Jemi të gjithë bijë e bija të Trojeve Arbërore….Together forever!!!|", ishte mesazhi i tij emocionues i Tritan Kalos.

/NOA.al