Transmetuar më 30-07-2020, 23:49

Meqë qeveria mbylli aktivitetet kulturore dhe koncertet, këngëtarët kanë gjetur kohë dhe kanë vendosur të kalojnë disa ditë pushimesh, derisa situata të qetësohet.

Këngëtarja e mirënjohur Eneda Tarifa me vajzën e saj po kalon pushimet në bregdetgin e jugut.

Ajo ka ndarë një foto kornize, siç e quajti ajo gjatë pushimeve, duke e cilësuar atë "një në një milion".

Eneda ishte e angazhuar në një sërë koncertesh gjatë ditëve të fundit, derisa ato u mbyllën me vendim të qeverisë, për shkak të situatës me koronavirusin.

Teksa po shijon pushimet, këngëtarja ndan shpesh edhe imazhe, kryesisht selfie dhe ndonjëherë qëllon duke e shprekur atë si të ishte një fotografe e talentuar./NOA.al