Transmetuar më 30-07-2020, 23:57

Grupi tij njoftoi vdekjen në një postim ku shfaqet një fotografi e Malik B me bashkëthemeluesit e “The Roots”, Black Thought dhe Questlove.

Anëtari i grupit “The Roots”, Malik B, ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare.

“Jemi me zemër të thyer dhe sy të përlotur që t’ju informojmë me keqardhje për ikjen e vëllait tonë të dashur dhe anëtarit të Roots, Malik Abdul Basit. Mund të mbahet mend për përkushtimin e tij ndaj Islamit, vëllazërimin e tij të dashur dhe inovacionin e tij si një nga MC-të më të talentuar të të gjitha kohërave. Ne kërkojmë që ju të respektoni familjen e tij në kohën tonë të zisë për një hùmbje kaq të madhe”, shkruan anëtarët e grupit “The Roots.”.

Deri tani nuk është bërë me dije shkaku i ndarjes nga jeta në moshë të re të Malik Basit.

Ai lindi në Filadelfia dhe u bashkua me ‘The Roots’ kur reperi Black Thought dhe bateristi Questlove themeluan grupin në fund të viteve 1980./NOA.al