Transmetuar më 31-07-2020, 09:19

Prej vitesh tashmë, Zaimina Vasjari nuk është parë që të nxjerrë këngë dhe as në koncerte.

Mirëpo ndërsa pak kohë më parë e kishte cilësuar si humbje kohe muzikën, duket se ka ndërruar mendim.

Kjo pasi këtë të enjte ajo ka publikuar një fotografi provokuese, ku shihet e veshur e të verdha dhe në pah janë vënë gjinjtë e saj, me anë të së cilës njofton rikthimin në muzikë.

“Sa më kishte munguar, pas 4 vitesh së shpejti një këngë e re”, shkroi Zai.

Një surprizë prej ish-Missit, e cila në një intervistë televizive tek Rudina deklaroi pak kohë më parë se, ““Më thonë njerëzit kur do bësh një këngë të re? Them o Zot si kam harxhuar kohën e jetës time dhe jam marrë me muzikë. Më ka dhënë kënaqësi për moshën që kisha, por nuk do të rikthehem më në muzikë, sepse është diçka që ka kaluar. Ndihem shumë herë më mirë në biznes. Kam hequr dorë nga muzika dhe më vjen keq kur e shoh veten nëpër videoklipe dhe këngët që kam pasur, por e justifikoj me moshën. Unë e kam pasur pasion muzikën, nuk kam qenë këngëtare e jashtëzakonshme dhe të insistosh në diçka që nuk është se e ke talent apo që je e prirur për këtë gjë”. /a.y/noa.al