Transmetuar më 31-07-2020, 18:10

Vitet për të duket se janë vetëm numra. Është 52 vjeçe, por nga fiziku duket si 25.

Lori Vick nga SHBA-ja, thotë se merr shpesh mesazhe ngacmuese edhe nga djem të rinj, dhe për këtë ndonjëherë ndihet e “bezdisur”.

Tregon se për të arritur që të mbajë trupin në formë është ushtruar shumë, ka zhvilluar orë të panumërta palestre si edhe ka konsumuar një dietë strikte të pasur me vitamina e proteina.

Lori është nënë e tre fëmijëve, Lexi 25-vjeç, Logan 19 vjeç dhe Lauson 17 vjeç.

Ëndrra e 52-vjeçares është të ruaj format trupore dhe në të 60-at e saj të jetë në gjendje të pozojë ende me bikini.

“Kam punuar shumë që të arrij këtë rezultat. Ndjek një dietë strikte, ushtrohem në palestër dhe mbi të gjitha marr rreze dielli për të përfituar vitaminën D.

Marr shumë mesazhe nga djem të rinj, më ngacmojnë dhe më ftojnë në takime. Shumica prej mesazheve vijnë nga persona që janë më të vegjël në moshë se djali im i madh Lexi”, u shpreh Lori. /k.k/noa.al/