Transmetuar më 31-07-2020, 23:11

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një të riu shqiptar, ka ndodhur në Itali.

Një i burgosur 20-vjeçar shqiptar me inicialet N.D., është vetëvrarë në burgun e Fermos, në rajonin e Markes

Lajmi i është komunikuar familjarëve nga autoritetet e burgut.

20-vjeçari është djali i një familje emigrantësh shqiptarë që prej disa vitesh jetojnë në Itali.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, ndersa vijojnë hetimet nga autoritetet italiane. /noa.al/