Infektohen me koronavirus mbi 200 fëmijë në një kamp veror
Transmetuar më 01-08-2020, 09:27

Qindra fëmijë me moshë mesatare 12 vjeç, u infektuan me koronavirus gjatë pushimeve në një kamp veror në Georgia, SHBA.

Pozitiv ndan Covid-19, dolën edhe disa anëtarë të stafit.

Ky fakt u raportua nga Cdc, autoriteti shëndetësor më i lartë amerikan, sipas të cilit janë 260 raste të zbuluara pas 344 testimeve të kryera gjatë muajit korrik.

Ky lajm vjen në një moment kur në SHBA kanë nisur polemikat lidhur me një rihapje të mundshme të shkollave, e cila po kërkohet nga Presidenti Donald Trump. /a.y/noa.al