Transmetuar më 01-08-2020, 14:58

Zgjohuni shpejtë- Zgjimi shpejt në mëngjes ka një sërë avantazhesh. I pari është ai i të paturit më shumë kohë për vete. I dyti është ai i nisjes së ditës me më pak ngut. Qetësia stimulon humorin e mirë.

Ngjisni shkallët- Ngjitja dhe zbritja e shkallëve është një ushtrim shumë i mirë fizik. Shmangni sa më shumë ashensorin dhe ndihmoni muskujt që të jenë të tonifikuar.

Ecni-Të ecurit së paku 20-30 minuta në ditë, mbetet një prej aktiviteteve më praktike për të ndihmuar në humbjen e peshës. Praktikojeni përditë një ecje të tillë dhe do të shikoni rezultatet.

Gjumi– Trupi juaj ka nevojë për gjumë. Të fjeturit 7-8 orë në ditë, është diçka e domosdoshme për shëndetin dhe peshën trupore. Një gjumë i rregullt, ndihmon në rregullimin e ciklit të hormoneve.

Errësira- Gjumi është i rëndësishëm dhe të fjeturit në errësirë po aq. Për ta bërë trurin që të pushojë në mënyrë optimale, sigurohuni që dhoma juaj të jetë e errët. Një dhomë e errët, i lejon trupit tonë që të prodhojë melatoninë gjë që çon në funksionimin e duhur të orës tonë biologjike.

Pini ujë- Trupi ynë ka nevojë që të pihet ujë rregullisht, në mënyrë që të jemi të hidratuar. Uji eliminon toksinat dhe çdo gjë për të cilën organizmi nuk ka nevojë. Kjo gjë stimulon humbjen e peshës.

Përtypni çamçakëz- Ajo që shpesh ne e cilësojmë uri, në të vërtetë është ankth ose mërzi, shkruan noa.al. Përtypja e çamçakëzit ndihmon në reduktimin e ankthit dhe frenon urinë.

Intimitet- Gjatë një raporti seksual digjen mesatarisht rreth 85 kalori. Po ashtu raporti intim cilësohet si një ndër aktivitetet më të mira për problemet kardiovaskulare. /a.y/noa.al