Transmetuar më 01-08-2020, 16:00

Qytetarë, politikanë, bashkëpunëtorë, dhe personalitete të ndryshme, kanë ngushëlluar kryeministrin Edi Rama, për ndarjen nga jeta të nënës së tij, por ka pasur edhe nga ata që kanë heshtur, ose kanë gjetur rastin të tallen madje kanë bërë komente fyese.

Edhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, dikur bashkëpunëtor i Ramës, aktualisht pjesë e LSI, ka ironizuar vdekjen e Anetës, me komentet e tij, në rrjetet sociale.

Faqja nw Facebook ‘Partia Socialiste Official’ postoi një shirit të zi, pas lajmit që nëna e kryeministrit kishte ndërruar jetë, ndërsa, Manjani duke u tallur ka bërë komentin, “Nexhmija, prap!?".

Ish-ministri ka vazhduar debatin me një komentues tjetër, i cili i shkruan se është turp që një ish-figurë politike të shprehet në këtë mënyrë.

“Është turp që një ish figure politike të shprehet në këtë mënyrë” shkruan një komentues, por Manjani ja kthen: "Të thashë që në tjetër vend është turpi. Tani po të them edhe tallja. Po meqë se kupton, po të kujtoj se çdo ditë japin shpirt njerëz nëpër spitalet e lëna trokë nga i biri i nënës së vet”.

“Dhe atë turp, që ti e kërkon tek unë këtu në FB, kërkoja Atij që merr vendime për të fikur drita në dhjetëra familje. E nëse kjo tradita shqiptare, na ndaloka edhe ironinë, ti mbaj traditën se unë do mbaj ironinë”, ka qenë komenti i Ylli Manjanit.

“Të uroj shëndet! Këto kohë kjo është më me rëndësi! Dhe mos shko në varrim, meqë të kërkon tradita, se nuk të bën hiç mirë për shëndetin,” shkuan Manjani.

Aneta Rama prej ditësh ndodhej e shtruar në spital, por një javë më parë kishte lënë atë dhe qëndronte në shtëpinë e saj, ku edhe u ndaj nga jeta gjatë mëngjesit të sotëm./NOA.al