Transmetuar më 01-08-2020, 17:11

Ish-deputetja e LSI dhe ish-ministre e Integrimit, Klajda Gjosha duke iu referuar Raportit të “Standard & Poor” tha se kjo është një shifër që tregon nivelin e ulët të ekonomisë shqiptare dhe borxhin e madh që duhet të paguajnë shqiptarët në këto kohë të vështira.

“Raporti i Standard & Poor vuri në dukje edhe një herë se Borxhi publik i vendit arriti në nivele rekord prej 80% të Prodhimit të Brendshëm bruto (PBB)! Kjo është një shifër që tregon nivelin e ulët të ekonomisë shqiptare dhe borxhin e madh që duhet të paguajnë shqiptarët në këto kohë të vështira”.

Klajda Gjosha fajësoi qeverinë për gjendjen ekonomike të vendit tonë.

“Edhe pse me këtë tregues katastrofik, qeveria vazhdon të ndërmarrë projekte të mëdha bazuar mbi modelin PPP duke rënduar barrën e borxhit publik në një mënyrë të fshehtë, pa i përfshirë te 80%!”, shtoi ajo.

Sipas ish-ministrs, “në këtë kohë Pamdemie, ku të varfërit vazhdojnë të varfërohen më shumë dhe shtresa e mesme po humbet kapitalet dhe të ardhurat e saj, fokusi duhet të jetë te stragjia e daljes nga kriza”.

“Nëse do të vazhdojmë me koncesione dhe PPP, Shqipëria mund të hyj në recesionin e saj më të thellë, duke i lënë brezave të rinj pamundësinë, humbjen e shpresës dhe shlyerjen e borxheve të qejfeve të një qeverie të papërgjegjshme!”, mbylli reagimin e saj Klajda Gjosha.

/NOA.al