Transmetuar më 01-08-2020, 17:48

“Nëse më pyet se si kam qenë në gjendje të mbijetoj për 134 ditë pa ndalesë, mendoj se është adrenalina. Por. po vrapoj mes tymit, është mjaft e vështirë”, tha mjeku Joseph Varon. Ai nuk ka pasur fare ditë pushimi prej muajsh, për shkak të Covid.

E premtja ishte dita e 13-të e tij radhazi që drejtonte njësinë e koronavirusit në Qendrën Mjekësore të Përkujtimit të Houston-it.

Java e kaluar ishte akoma më e vështirë për të, sepse në Houston, ashtu si në tërë SHBA, po shënohen rritje rekord të rasteve me Covid/

Mjeku tha se firmosi këto ditë më shumë certifikata vdekje se në tërë karrierën e tij.

Dita e punës së Varon nis herët, rreth orës 4 e 30 ose 5 të mëngjesit. Ai shkon në spital dhe menjëherë niset drejt repartit ku po trajtohen pacientët më koronavirus.

Kujdesi për pacientët me koronavirus zgjat minimumi 10 orë çdo ditë, tha Varon. Pas kësaj, ai takohet me pacientët e tij të tjerë në spital, që nuk kanë koronavirus.

“Nëse jam me fat, kthehem në shtëpi para orës 10 të darkës. Nëse nuk kam fat, që ndodh shpesh, shkoj në shtëpi pas mes-nate”, rrëfen mjeku lidhur me rastet në spitalin ku ai punon aktualisht./NOA.al